Dy automjete janë djegur dy netë më parë në Krastë të Martaneshit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ky fillimisht është djegur automjeti i një punonjësi miniere e ngjitur me të ka qenë i parkuar edhe një mjet i një firme private që operon në sektorin minerar në zonën e Martaneshit. Ndërkohë, policia e shtetit e ka bërë publik rastin vetëm ditën e sotme, nëpërmjet një deklarate të nisur të gjitha mediave.

Blutë e Dibrës njoftojnë  se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në Krastë, Bulqizë, është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. M, si dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover” (që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”), në pronësi të një  shtetasi tjetër. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Siç duket edhe nga njoftimi policia nuk informon se kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë qenë qytetarët ata që e kanë bërë fillimisht publike në rrjetet sociale.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa mendohet të jetë për shkak të akvititetit të biznesit që ushtrojnë personat të cilëve ju janë djegur automjetet.