Dy javë nga marrëveshja mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ende jo e zbatueshme
Dy javë më parë Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut firmosën në qytetin e Peshkopisë marrëveshjen dypalëshe që qytetarët e të dyja vendeve të kishin vetëm një ndalesë në hyrje dalje. Sipas deklaratës së ditës kur u firmos marrëveshja, ajo do të hynte në fuqi në muajin Korrik. Por edhe pse kanë kaluar dy javë, në doganën e Bllatës në Dibër, shtetasit shqiptarË dhe ato të Maqedonisë së Veriut bëjnë dy ndalesa teksa udhëtojnë në vendet respektive, në vend që të ishte një ndalesë, sipas marrëveshjes. Qytetarët janë skeptikë që kjo marrëveshje do të zbatohet përsa kohë që ende nuk ka nisur implementimi. Qytetarët e të dyja vendeve duhet të harxhojnë shumë kohë gjatë hyrje daljeve, e sidomos kur ka fluks të lartë lëvizjeje. Marrëveshja “One Stop” mes dy vendeve duhej të ishte implementuar edhe në doganën e Qafë Thanës e më pas në atë të Bllatës në Dibër.