KUNDËRSHTUAN PUNONJËSIT E POLICISË, VIHEN NË PRANGA 2 SHTETAS NË DIBËR E BULQIZË

KUNDËRSHTUAN PUNONJËSIT E POLICISË, VIHEN NË PRANGA 2 SHTETAS NË DIBËR E BULQIZË

Policia e Dibrës dhe ajo e Bulqizës vunë në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale. Në një deklaratë për mediat uniformat blu bënë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kander, Dibër. Ky shtetas, teksa qarkullonte me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe, pas verifikimeve, ka rezultuar se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për xhamat e errësuar të automjetit. Në momentin e plotësimit të masës administrative, 30-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë, një 27-vjeçar në Bulqizë ra në prangat e policisë së shtetit pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, organizuan punën dhe, si rezultat, kapën dhe arrestuan shtetasin A. Xh., 27 vjeç, banues në Bulqizë, ndaj të cilit ishte caktuar nga Gjykata, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Fillimisht i riu nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, ndërsa më pas u arrstua.