Dy fshatra pa ujë të pijshëm në Dibër Më shumë se 1500 banorë të dy fshatrave Kurbeg , dhe Kovashicë më Maqellarë të Dibrës janë prej kohësh pa ujë të pijshëm. Ka qenë inspektoriati i Higjenës i cili ka njoftuar se uji është i pa pijshëm dhe ka bërë bllokimin e ujësjellësit. Banorët e këtyre dy fshatrave janë ankuar pasi uji që u rridhte në çezma kishte erë të rëndë dhe shije të keqe. Ato thonë se kjo situatë ka më shumë se 4-5 vite por tani u vu në lëvizje Inspektoriati Shëndetësor Publik i cili nuk lejon banorët të përdorin ujin. Sipas banorëve shkaktari i ndotjes së ujit në burimet ku furnizohet ujësjellësi për fshatin Kurbeg dhe Kovashicë janë ujërat e zeza që zbresin nga Maqellara. Banorët e Kovashicës dhe Kurbegut akuzojnë banorët e Maqellarës të cilët nga mungesa e ujit vaditës bllokojnë pusetat e ujërave të zeza të Maqellarës dhe vadisin tokat me to. Për shkak të këtij problemi banorët e dy fshatrave po përdorin disa burime alternative rreth 2 km larg, apo duke mbushur ujë me makina në fshatrat lart në male.