Moti i keq dhe dallgët e detit kanë rezultuar fatale për dy peshkatarë nga Durrësi. Ilir Bardheti, 48-vjeç dhe Ardian Mërkuri rreth 52 vjeç kishin dalë për të peshkuar në orët e para të mëngjesit në zonën e currilave, por varka e tyre është përmbysur për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, ku pas njoftimit policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48 vjeçarit Ilir Bardheti, i cili aktualisht ëhstë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë mbetet mister fati i peshkatarit tjetër, pasi nga kërkimet në det të hapur policia kufitare nuk ka arritrur të gjejë asnjë shenjë të tij. dyshimet e para janë që ai të jetë mbytur, kjo bazuar edhe në deklaratën e peshkatarit tjetër që arriti të mbijetojë.