Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Mbretërinë e Bashkuar, Andrea Leadsom ka dhënë dorëheqjen nga radhët e qeverisë britanike duke deklaruar se nuk beson se qasja e ekzekutivit do të realizojë Breksit.
Leadsom më parë kishte garuar për kryetare në rradhët e konservatorëve, por ishte tërhequr duke i hapur rrugën Theresa May për t’u bërë kryeministre. Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ajo ishte në krye të organizimit të detyrave të qeverisë dhe pritej që të njoftonte se kur draft/marrëveshja e tërheqjes nga BE-ja do të prezantohej në Parlament.
Dorëheqja e saj e ka çuar në 36 numrin e ministrave që janë larguar nën drejtimin e Theresa Mej, 21 prej të cilëve në lidhje me Breksit.
Ndërkohë, përpjekjet e fundit të kryeministres britanike Theresa May për t’i bindur ligjvënësit e opozitës dhe të partisë së saj të mbështesin Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE-ja, dështuan sërish të mërkurën. Rreth tre vjet pas referendumit me rezultat 52% me 48% për t’u larguar nga Bashkimit Europian, May po përpiqet për herë të fundit ta miratojë në parlament Marrëveshjen e Tërheqjes.
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve ajo u bëri sërish thirrje ligjvënësve që të pranojë mundësinë e një referendumi të dytë, për të shmangur të ashtuquajturin Brexit pa marrëveshje, por reagimi ishte i ashpër. Ligjvënësit konservatorë dhe opozitarë e kritikuan Marrëveshjen e Tërheqjes, ose legjislacionin që duhet të zbatohet në kushtet e largimit të Britanisë.
Disa ligjvënës madje u përpoqën të shkarkonin kryeministren por pati edhe raportime se disa ministra mund të veprojnë kundër saj.
Bllokimi i rradhës në Londër e bën të paqartë nëse Britania do të largohet nga blloku europian, të cilit iu bashkua në vitin 1973. Afati përfundimtar për t’u larguar nga blloku është 31 tetori i këtij viti.