Mbrëmjen e sotme, do të zhvillohet në Kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë, ndeshja e Kickboksit midis kampionit Ferit Keta dhe holadezit Gulliermo Blokland.
Keta do të ngjitet në ring në orën 19:00, për të fituar titullin e kampionit të botës në disiplinën e Kickboksit në Federatën IKFB.
Bulqizaku, Ferit Keta, i cili është stërvitur nga trajneri Ismail Keta, do të bëjë të pamundurën për të triumfuar ndaj rivalit holandez në “Duel në Themel”.
Kryebashkiaku, Lefter Alla, bashkë me dhjetëra sportdashës nga Bulqiza, do të jenë në Rrogozhinë për të parë nga afër këtë përballje, me dëshirën e lutjen për një fitore të madhe.