Prania e madhe e druve të zjarrit në të dy lagjet e qytetit të Bulqizës solli reagimin qytetar për zaptimin e hapsirave publike. Por qytetarët nuk kishin vetëm këtë problem, pasi sasia e madhe e druve të zjarrit sigurohej në rrugë private nga secili banorë. Ata deklaruan se shitësit e druve të zjarrit përgjithësisht shkojnë natën aty, pasi nuk lejohen nga policia.
Ndonëse sipas qytetarëve, drutë bliheshin në ilegalitet, ata paguanin nga 3500 lekë deri në 4000 mijë lekë për metër kub.
Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe Inspektoriatit Shtetëtor i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Qarkun Dibër.
I kontaktuar nga Mat Televizion, kryeinspektori Lutfi Miftari tha se Bashkia e Bulqizës ka miratuar ngastrat pyjore për furnimin e popullatës me dru zjarri. Sipas tij, bashkia ka kontraktuar një subject për furnimin e enteve dhe një pjese të popullatës së qytetit me dru zjarri.
Ndërkohë për banorët e fshatrave është aplikuar mandati i pagesës për metërkub dhe vërtetimi i transportit. Miftari thotë se kjo është mënyra e vetme që duhen të furnizohen banorët. Megjithatë, Kryeinspektori i ISHMPUT për Qarkun Dibër, deklaron se inspektorët e tij janë në terren çdo ditë për të parandaluar paligjshmërinë.