Drejtori teknik i ekipit të Burrelit Klevis Gjoka ka hedhur akuza ndaj arbitrave që fundosën në dy ndeshjet me vendimet e tyre matjanët. Gjoka tha se arbitrat Shahinaj dhe Ferhataj do të kallëzohen penalisht për vendimet e tyre kundër Burrelit.
Drejtori teknik gjithashtu falenderoj të gjithë ata të cilët kontribuan për sezonin prej protagonistësht të matjanëve.
Nga Klevis Gjoka
FJALE ZEMRE
Te dashur miq,shoke,sportdashes, Matjane.
E ndjej detyrim moral per te shkruar keto fjale dhe per kete mbaj pergjegjesi morale dhe ligjore.
U pa qarte qe ne ndeshjen Dinamo-Burreli gjykimi skandaloz dhe per me teper tendencioz nga i paftyri gjygjtari kryesor Shahini dhe banda e tij.
Nuk esht vetem ky rast apo ky bandit pasi sivllau ktij Ferhataj ben gjykim skandaloz ne ndeshjen Korabi-Burreli dhe “cuditerisht” perseri po ky gjykon Burreli-Korabi ( pamjet flasin).
Nuk u mjaftua me kaq por sot vazhduan denimet kolektive nga Komisione Disiplines ndaj ekipit Burrelit… Lind pyetja pse dhe deri kur??
Kerkoj ndjese publike per cdo qytetar Matjan.
NDJESE Gjyshërve (mundesia e fundit per rikthimin pas ne kohet kur coheshin peshe zemrat ne kategorite me te larta)
NDJESE te rinjve ( per endrren e ushqyer Endrra Superlige)
NDJESE femijeve (qe rriten me frymen e nje qyteti te vogel por me endrra te medha)
NDJESE biznesmeneve ( per mbeshtetjen e pakufijt ndaj skuadres)
NDJESE cdo kujt qe e ndjen veten #MBRETEROR
Bej me dije se brenda disa diteve do depozitojme prane prokurorise kallzim penal per kta horra ku me ze dhe figure paracaktojne rezultatet e ndeshjeve.
Dhe nuk mund te mbaroj pa nje falenderim per te gjithe lojtaret dhe stafin qe kan treguar profesionalizem ne cdo rast.
Ju lumshin kembet Burra.