Prej më shumë se një muaji të gjitha shkollat në vendin tonë janë mbyllur si pasojë e situatës së krijuar nga virusi korona. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha thotë se mësimi në distancë po jep efekt pasi ka një angazhim maksimal mësuesit, nxënësit dhe prindërve. Mënyrat e ndryshme tëzhvillimit të mësimit në distancë qoftë nëpërmjet aplikacioneve apo televizionit, sipas Tushës ka bërë që të gjithë nxënësit të përfshihen. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore për Bashkinë Mat, Shpresa Tusha tha se fillimisht ka patur vështirësi sidomos në zonat rurale, por tashmë gjithçka është stabilizuar dhe janë angazhuar njëlloj kudo si në qytet ashtu edhe në fshatra.