Diga e rezvuarit të Shoshajve në Njësinë Administrative Lis në Bashkinë e Matit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni për shkak të rrezikut që i kanoset. Mat Tv e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin e banorëve të Shoshajve të cilët kërkonin që të ndërhyhej sa më parë pasi jo vetëm mund të mbeteshin pa vepër vaditëse, por rrezikonte edhe disa banesa. Vetëm një ditë më parë në fletoren zyrtare është botuar financimi i projektit për këtë rezervuar me një vlerë prej rreth 21 milion lekëve të rinj. Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani tha se ishin depozituar për financim dy projekte rikonstruksion digash, ai i rezervuarit të Shqefnit dhe i Shoshajve, ku është miratuar ky i fundit.
Puna për rikonstruksioni e digës së këtij rezervuari pritet të nisë pas shpalljes së fituesit për zbatimin e projektit.