Punimet për ndërtimin e rrugës lidhëse të Klosit me rrugën e Arbrit kanë vijuar pandërprerje gjatë gjithë verës. Traseja e re e kësaj rruge e cila kalon në fshatin Fshat, po zgjerohet e po ndërtohet në të gjithë gjurmën e saj.
Aktualisht puna është përqendruar në segmentin e ri që po hapet mbi urën e fshatit Fshat.
Devijimi i lagjes “Zhuku” ka bërë që firma të bëjë një punë voluminoze për hapjen e një traseje të re e cila lidhet direkt me urën ekzistuese.
Puna po vijon me kapacitet të plotë dhe se në këtë pjesë janë përqendruar disa mjete në mënyrë që aksi të hapet sa më parë.

Burime për Mat Televizion thanë se krahasa urës ekzistuese do të ndërtohet një tjetër urë që do të shërbejë për kalimin e të gjitha mjeteteve që duan të lëvizin drejt Tiranës apo anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit.
Paralelisht me ndërtimin e këtij segmenti dhe zgjerimin e trasesë në brendësi të fshatit Fshat po punohet edhe për ndërtimin e veprave të artit.
Kujtojmë se nga rrethrrotullimi në vendin e quajtur “Mani i zi” në fshatin Fshat dhe deri në hyrje të tunelit të Murrizes, firma zbatuese e projektit ka hedhur shtresën e parë asfaltike.