Doktor Pipero lëshon alarmin: Qinda qytetarë kanë udhëtuar nga Tirana në rrethe

Share

Pëllumb Pipero, mjek infeksionit në QSUT tha në emisonin “Opinion” se situata në Shqipëri është serioze.

Ai ka nënvizuar faktin që lëvizja e qytetarëve me banim në Tiranë në rrethe mund të ndihmojë në përhapjen e virusit në qytetet e tjera të vendit. Për të parandaluar që situata të dalë jashtë kontrollit ai ka sugjeruar që shteti të mbyllë lokalet edhe në rrethe.

Mjeku gjithashtu shpjegoi dhe gjendjen aktuale të 23 të prekurve, ndërsa shtoi se 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Pipero theksoi se në vijim numrat e të prekurve nga koronavirusi do të vinë duke u rritur.

Read more

Local News