DOGANA E BLLATËS VIJON TË JETË E PREFERUAR PËR TË HUAJT QË HYJNË NË VENDIN TONË

DOGANA E BLLATËS VIJON TË JETË E PREFERUAR PËR TË HUAJT QË HYJNË NË VENDIN TONË

Dogana e Bllatës në Dibër, megjithëse deri tani është një pikë doganore modeste krahasuar me pikat e mëdha doganore, ajo ka nisur të jetë e preferuar për hyrjen e shtetasve të huaj. Kështu vetëm në 24 orët e fundit nga kjo pikë doganore kanë hyrë në vendin tonë 1,141 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë prej saj 904 shtetas. Sakaq, shtetas shqiptar që kanë përdorur këtë pikë doganore për të hyrë në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë qenë 1379 shtetas, ndërsa ata që kanë hyrë në vendin tonë 1412 shtetas. Edhe numri i automjteve ka qenë relativisht i lartë për kapacitetin e kësaj godane. 2,406 automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ynë nëpërmjet pikës doganore të Bllatës në Dibër gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet thonë se numri është i ulët për periudhën në të cilën ndodhemi, ndërsa pritet që fluksi të rritet gjatë muajit Korrik dhe Gusht, ku qytetarët i drejtohen bregdetit të Shqipërisë. Në Doganën e Bllatës në Dibër ka nisur puna për shtimin e një korsie për makina, ndërsa pritet që kjo të pasohet edhe me shtimin e sporteleve.