Fatmir Vata ka qenë i ftuar në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania” të transmetuar në “News 24”. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka folur rreth eliminimit të Gjermanisë si dhe të ardhmes së saj, ndërsa nuk mund të linte pa përmendur edhe ekipin tonë kombëtar.
“Kritika për eliminim e Gjermanisë, Fredi Bobiç dhe Boateng ishin të ashpër, Nuk ishte Gjermania që pritej, këtu nuk pritej shumë pasi që nga humbja me Maqedoninë e Veriut ishte turp, Me kthimin e Myler dhe Humels u përmirësua pak klima, por ata nuk ishin shpëtimtarët.
“Abrashi më ngjan nga fiziku dhe nga shpirti luftarak. Me disa kolegë që kam folur thashë që më duket sikur ky brezi i ri e ka bërë këtë ardhjen në Kombëtare si autobusi 3 lekësh. Për ne e për shumë shokë tanë, kam luajtur që në 95-ën ishte krenari për ne, mezi e prisnim kur grumbulloheshim në Kombëtare.
“Ka thënë në një intervistë që kur do të luajmë me Bielefeldin do të luajmë kundër “Vatës”, merreshin me mua me marrjen e topit tim, me lëvizjet e mia. Ata thonin po ta bllokojmë Fatmirin, do të bllokojmë gjithë Bielefeldin. Me Oliver Kan kam pasur shumë përplasje, por në fund të ndeshjes gjithmonë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Në 2005 është shkrepur një foto me Kan, atë ndeshje isha me Skelën dhe Duron, për mua do të ishte vendimtare një mbyllje e karrierës në Berlin, por nuk ishte e shkruar”.