Në të gjithë rrethin e Matit numërohen më shumë se 4 mijë koshere bletësh të cilat mbarshtohen nga rreth 120 profesionist të fushës. Prodhimi i mjaltit dhe produkteve të tjera të bletës është i madh, duke bërë që pjesa më e madhe të furnizojë nevojat e brendshme, por edhe të tregtojë jashtë trevës. Një ndër bletarët e trevës së Matit është edhe Dhurim Lala, i cili ka mbi 200 koshere bletë dhe e trashëgon bletarinë nga babai i tij.
Nga ana tjetër Lala thotë se Bleta duhet trajtuar me shumë kujdes e delikatesë.
Në Mat ekzistojnë të gjitha lulet ushqyese të bletës, madje edhe ato që prodhojnë mjaltin më cilësorë siç është Gështenja.Duke qenë sekretar i Konfederatës së Bletërritësve të Shqipërisë dega Mat, bletari Dhurim Lala thotë se bleta është në rrezik.
20 Maji është Dita Ndërkombëtare e Bletarisë. Kjo ditë u vendos nga Organizata e Kombëve të Bashkuara në vitit 2018 me kërkesë të Shoqatës Sllovene të Bletarisë e cila e kishte proopozuar në nderim të bletarit të famshëm slloven, Anton Janka.