Dita Ndërkombëtare e Bletarisë, “Mat Tv” vjen me një emision të posaçëm

0
18

Bletët janë aq të rëndësishme për shëndetin e planetit tonë, saqë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 20 Majin si Ditën e Bletës, një ditë e veçantë botërore sensibilizimi për to. Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtyre insekteve pjalmuese, e me produkte kurative kërcënimet me të cilat përballen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të planetit, Pikërisht në kuadër të kësaj Dite, “Mat Televizion”, nëpërmjet gazetares Lindita Beqiri, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbarshtimit të këtyre insekteve pjalmuese, ka përgatitur një emision ku sjell mes të tjerash dhe eksperiencën e dy bletarëve të ndryshëm në moshë dhe kohë që merren me bletari, Xhelal Vani e Dhurim Lala.

20 Maji përkon me ditëlindjen e Anton Janša, i cili në shekullin e 18-të, filloi teknikat moderne të bletarisë në vendlindjen e tij Slloveni. Qëllimi i kësaj ditë, është të forcohen masat, që synojnë mbrojtjen e bletëve dhe insekteve të tjera që ndihmojnë në pjalmimin e bimëve, të cilët do të kontribuonin ndjeshëm në zgjidhjen e problemeve, që lidhen me furnizimin global të ushqimit dhe eliminimin e urisë në vendet në zhvillim.