14 Marsi shënon ditën e Verës një festë kjo simbolike e shumë rretheve në vendin tonë. Por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, këtë herë gjithçka ka qenë e zbehtë. Pamjen kësaj dite ja japin më shumë lulet e disa pemëve që kanë çelur.
Sa i përket zjarreve të ndezura në natën e verës, ato kanë qenë të papërfillshme. Gjatë një vëzhgimi të bërë në disa rrugë, rezultojnë shumë pak shenja zjarresh, të cilat ndizen për simbolikën e ardhjes së pranverës.
Ndërkohë, ardhjen e pranvers mund ta ndjejnë më shumë vetëm ata që jetojnë në periferi të qyteteve, të cilët mund të shijojnë pmajen e bimësisë së çelur dhe të ndjejnë rrezet e ngrohta të diellit.