Vendimi për mbajtjen e maskës edhe në vendet publike i hyrë në fuqi që prej së enjtes, siduket po zbatohet ashtu siç nuk pritej nga qytetarët e Burrelit. si ditën e parë ashtu edhe në atë të dytë dhe të tretë, pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë vendosur maskën teksa lëvizin në rrugët e qytetit të Burrelit.
Ndonëse mes tyre ka edhe ndonjë të pabindur, kjo nuk e zbeh ndërgjegjësimin që kanë patur qytetarët për këtë masë të re mbrojtjeje antiCovid që prej rihapjes së vendit.
Ndërkohë, respektimi i këtij vendimi monitorohet vazhdimisht nga forcat e rendit e ato të policisë bashkiake.
Ndërkohë një problem që vihet re është që shumë prej qytetarëve maskat i bajnë duke lënë zbuluar hundër, çka bie ndesh me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Por efektshmëri ka edhe mbulimi i gojës prej së cilës dalin edhe spërklat në rast të teshtimës. Në tri ditët e para, në të gjithë Qarkun Dibër, policia ka gjobitur rreth 100 persona të cilët janë konstatuar pa maskë në ambjente të jashtme publike.