Drejtoria e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Mat Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit që festohet çdo 5 qershor, por që këtë vit përkon me ditë pushimi, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në Ulëz. Në zbatim të një projekti në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”, aktiviteti përfshiu të gjitha shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Mat që janë pjesë e projektit. Nxënësit e klasave të 9-ta të këtyre shkollave u bënë pjesë e aktivitetit ku u zhvilluan aksione pastrimi të mbeturinave etj. drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Mat, Enea Gjyla tha se aktiviteti në fjalë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për një mjedis sa më të shëndetshëm.
Sipas organizatorëve përfshirja e Ulzës në këtë fushatë u bë edhe për faktin se ajo është një zonë turistike dhe se vizitorët duhet të gjejnë një medis sa më komod.