Dita e 1 Qershorit, Biblioteka Mat pret fëmijët e kopshtit nr. 3

Share


Në kuadër të ditës së 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, organizohen aktivitete të ndryshme jo vetëm festive por edhe informuese. Ndërkohë, fëmijët e vegjël të grupit “ngjyra’ të kopshtit numër 3 të qytetit të Burrelit me edukatore, Florina Palluçin e Valbona Çupin zgjodhën bibliotekën publike të qytetit të Burrelit për të zhvilluar aktivitetin e tyre për 1 Qershorin. Pasi u pritën nga stafi i bibliotekës, nisi edhe aktiviteti, ku edukatorja Florina Palluçi tha se është e rëndësishme që pavarësisht moshës, fëmijët të mësohen me librin.
Më pas ishin të vegjëlit që recituan vjersha kushtuar 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.
Ndonëse janë ende të vegjël për të lexuar, fëmijët dëgjuan një përrallë të lexuar nga edukatorja e tyre e më pas e komentuan bashkashirsht.
Më tej, të vegjëlit e ndarë në dy grupe, ngjyrosën figura të ndryshme të udhëhequr nga edukatoret e tyre. Të vegjëlit përveçse një aktivitet serioz për tu afruar me librin e kthyen më pas atë edhe në argëtues.

Read more

Local News