Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Edukimit, Zyra Vendore Arsimore Mat në bashkëpunim me Bashkinë Mat dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat, zhvilluan një aktivitet sensibilizues mbi rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global.

Në këtë aktivitet u paraqitën me punime, ese dhe materiale të tjera nxënës nga 10 shkolla të Bashkisë Mat, të mesme e 9-vjeçare si dhe fëmijët e Qendrës Kulturore Mat. Ata përcollën mesazhe se sa i rëndësishëm është edukimi për paqen në botë si dhe për ruajtjen e biodiversitetit të tokës. Materialet fëmijët i paraqitën në vizatime, ese, këngë, kërcime e dramatizime.

E pranishme në këtë aktivitet, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha tha se edukimi është investimi më i mirë që mund të bëjmë për brezat e ardhshëm.

Aktiviteti u ndoq nga mësues të shkollave pjesmarrëse, prindër e qytetar të tjerë.