Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, Bashkia Mat nëpërmjet sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike, zhvilluan një aktivitet promovues për turizmin në Ulëz. Pjesë e këtij aktiviteti ishin përfaqësues të pushtetit vendor, Këshillit të Qarkut Dibër dhe banorë të zonës. Ashtu si vitet e kaluara, aktivitetit nuk i mungoi as panairi me prodhimet tradicionale të zonës, por edhe pjesmarrës të tjerë nga Klosi e Bulqiza. Specialistja e Turizmit, në Bashkinë Mat, Sara Porja bëri një historik të shkurtër të zhvillimit turistik të ulzës.
Përgjegjësja e Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike, Bashkinë Mat Suzana Kurti tha se bashkia do të vijojë për të promovuar jo vetëm ulzën por gjitha resurset turistike të Matit.
Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Palamani në fjalën e tij të rastit tha se këshilli in qarkut do të ndihmojë promovimin e turizmit në të gjithë Matin.
Të pranishmit ndoqën disa numra artistik të interpretuar nga fëmijët e Qendrës Kultutore të Fëmijëve Mat si dhe këngëtari i mirënjohur matjan Shkëlqim Farrici.
Në fund të pranishmit vizituan panairin me produkte të ndryshme që nga gatimet e zonës, punimet artizanale etj.