Në kuadër të ditës botërore të librit, e cila festohet në mbarë botën prej më shumë se 29 vitesh, Bilbioteka Publike “Pjetër Budi” Mat zhvilloi një aktivitet me autorë matjanë të librit, nxënës të shkollave të qytetit etj. Aktiviteti, i cili dha mesazhet për të qenë më afër librit, u mbajt në ambjentet e Pallatit të Kulturës, Burrel, ku mori ngjyrat e një feste. Ishin lexuesit e bibliotekës ata që sollën për të pranishmit poezi të autorëve matjanë. Aktiviteti për librin u gërshetua me interpetimin e valleve me motive popullore.

Autorët matjanë, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet, kërkuan që të punohet më fort me brezat e rinj për të mbajtur gjallë leximin e librit. Ndërkohë, aktivitetin e organizuar nga Biblioteka Publike Mat e përshëndetën edhe përfaqësues të pushtetit vendor si zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli e të pranishëm të tjerë