Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Dionis Imeraj ka zhvilluar sot një takim me asamblenë socialiste të Njësisë Administrative Gjoricë në Bulqizë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imeraj vlerësoi impaktin e rëndësishëm që do të ketë Rruga e Arbrit për Bulqizën dhe veçanërisht fshatrat që kjo vepër infrastrukturore do të përshkojë, siç është edhe Gjorica.

Gjatë takimit, Imeraj ka premtuar se do të jetë një zë i fuqishëm në kuvendin e ri pas zgjedhjeve të 25 prillit për më shumë investime në zhvillimin e resurseve turistike të këtyre zonave.

Kujtojmë që Imeraj renditet i treti në listën e kandidatëve të PS për deputetë në Dibër, qark ky i cili në total ka 5 mandate.

Postimi i plotë i Imerajt në ‘Facebook’:

Me asamblenë socialiste të Njësisë Administrative Gjoricë!🌹
👉Bulqiza është nga ato zona, që do të impaktohet drejtëpërdrejtë nga Rruga e Arbërit, sidomos fshatrat nëpër të cilat kalon kjo vepër madhore infrastrukturore, siç është Gjorica, ndaj Ne do të jemi një zë i fortë në Parlamentin e ardhshëm për më shumë investime, për rizgjimin e resurseve turistike e për më shumë zhvillim për të gjithë krahinën.🙌
#BashkëPërGjoricën🌹
#BashkëPërBulqizën🤝
#BashkëPërDibrën😍
#PartiaSocialiste3⃣🌹
#ShqipëriaeArdhmjaJonë!