Hapi fals ndaj Erzenit i kushtuar shumë ekipit të Burrelit pasi sot ekipi rival i drejtpërdrejtë ka arritur të fitojë ndaj Besëlidhjes.

Dinamo tregoi lojë mjaft të mirë duke e mposhtur me meritë ekipin lezhjan.

Blutë nga kryeqyteti arritën të shënojnë nga një gol për pjesë me Da Silvën dhe ish lojtarin e Burrelit Djidjiua.

Me këtë fitore Dinamo ngjiter e vetme në vend të parë me 16 pikë e ndjekur nga Burreli me 14.

Për ekipin e Nikajt të cilët do ndeshen pikërisht ndaj Dinamos në fundjavë mbetet vetëm një rezultat nëse duan të konfirmojnë pretendimet, fitorja.

Arlindo Vani