Si asnjëherë më parë stina e dimrit të këtij viti ka kaluar pa reshje dëbore nën 1500 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat e larta në krahasim me periudhën në të cilën ndodhemi kanë bërë që fermerët të vijojnë proceset bujqësore. Ata që merren me pemtarinë, kanë nisur krasitjen e frutoreve por edhe hardhitë që nga muaji Janar.

Por për fermerin Gëzim Kadiu, ky ndryshim klimatik nuk është aspak i besueshëm pasi reshje dëbore mund të biejnë edhe pasi pemët kanë shpërthyer lule. Gëzimi i cili ka punuar edhe në shtetin fiqnj, Greqi me po të njëjtën punë, thotë se këtu nuk ja vlen të merresh me buujqësi pasi nuk arrin të sigurosh të ardhurat minimale për të jetuar.

Temperaturat e larta të në muajin Shkurt kanë bërë që shumë pemë frutore të jenë gati në lulëzim, por ato mund të dëmtohen nëse do të ketë reshje dëbore apo ngica në periudhën në vazhdim.