Vazhdon suksesi i sportistit kampion shqiptar Vilson Ndregjoni në USA.
Këtë herë me fitore spektakolare për titull dhe i gatshëm për ndeshjen e tij të rradhës në elitën e këtij sporti në UFC.
Dikur konsiderohej si një nga mundësit më premtues në Shqipëri: 4 herë kampion kombëtar në vitet 2009-2011, në stilin e lirë. Kampion për të rritur në peshën 65 kg nga viti 2011 deri në vitin 2015. Vendi i 5-të në Europian për të rinj. 4 herë përfaqësueses i Shqipërisë në Botëror dhe 4 herë në Europian, bëhet fjalë për Vilson Ndregjonin, mundësin nga Dibra i cili në pamundësi për të arritur maksimumin në “tokën e shqiponjave” u shpërngul në SHBA në kërkim të ëndrrës së madhe.
Pa harruar kurrë se nga vjen, gjithnjë i shoqëruar nga simbolet kombëtare, Vilson Ndregjoni nuk e kishte të vështirë të tërhiqte vëmendjen falë aftësive të tij.
Me mbështetjen dhe menaxhimin e kompanisë “AVI Sports Management”, në 2018, Ndregjoni debutoi për herë të parë në MMA, ku regjistroi 4 fitore dhe 1 humbje.
https://www.facebook.com/reel/215587061078283/?s=single_unit&locale=sq_AL
Më 15 qershor 2019 debutoi në ligën profesionale në MMA ku i mjaftuan 1 min e 3 sek për të hedhur në tapet kundërshtarin. Paraqitja shpërthyese e mundësit nga Dibra ka rënë në pah të organizatorëve të UFC të cilët kërkuan që Ndregjoni të jetë pjesë e tyre brenda vitit 2020, një arritje që eshte shumë, parë herë të parë për një sportist shqiptar eshte pjesë e UFC.