Me qindra qytetarë të ardhur nga Tirana, Durrësi dhe e gjithë Shqipëria kanë kanë shijuar bukuritë, traditën, kulinarinë e pasur dhe bio të Dibrës. Për tre ditë me rradhë, turistët patën mundësinë të eksplorojnë, destinacionet turistike, si Grama, Korabi, Lura, Kanionet e Setës, ujëvara e Sopanikës, Kalaja e Grezhdanit, kishat e vjetra të Kërçishtit dhe fshatin e gurtë të Rabdishtit. Grupe të tjera eksploruan luginën e Drinit të zi, me Rafting. Drini i Zi përshkon gjithë Dibrën në një gjatësi prej 75 km, e gjitha e lundrueshme, e mrekullueshme për rafting dhe sporte të tjera ujore. Qiellin e Peshkopisë e zbukuruan një grup prej 20 turistësh Zviceranë që së bashku me djemtë e Dibrës zgjodhën të fluturonin me paragliding, duke u hedhur nga bjeshkët e Zimurit, dhuruan spektakël në qiell, deri më zbritjen e tyre në Peshkopi. Një grup i vespave të ardhur nga Tirana, Durrësi dhe Vlora, parakaloi në bulevardin e qytetit, duke zgjuar kureshtjen e nostalgjikëve.
15 djem e vajza të guidave të Dibrës kanë shoqëruar grupet e turistëve të interesuar në të gjitha inteneraret turistike. Në të njëjtën kohë shkollat e qytetit zhvillonin aktivitete sportive, ekspozita fotografie, pikture etj. Në tre netë me rradhë në dy sheshet në Bulevardin Elez Isufi dhe Nazmi Rushiti, u shfaqën koncerte me këngëtarë të njohur.
Turin e Rafting e ndoqi edhe Deputeti Lavdrim Krrashi, zv. Ministrja e Turizmit Almira Xhembulla dhe kryëtari i këahillit bashkiak Sokol Sava.