Pushteti vendor e ka kthyer në traditë që në çeljen e sezonit turistik sipas zonave të zhvillojë një sërë aktivitetesh me qëllim promovoimin e vlerave turistike, kulturore e tradicionale. Këtë ka bërë edhe Bashkia Dibër e cila këtë fundjavë do të zhvillojë një srë aktivitetesh jo vetëm në qytetin e Peshkopisë por edhe në zona të tjera. Qëllimi sipas organizatorëve është promovimi i vlerave të zonës, vlera të cilat pritet të tërheqin më shumë vizitor gjatë këtij sezoni turistik. Aktivitetet festive por edhe promovuese do të nisin që me datë 27 Maj dhe do të zhvillohen për tre ditë me radhë. Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu fton këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtyre ditëve për të shijuar atmosferën festive, gatimet tradicionale por edhe atraksionet turistike të trevës.