Zgjerimi i vatrave të gripit të shpendëve në vendin tonë, ka detyruar autoritetet të rrisin masat e mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të këtij virusi i njohur si H5N8. Zyra Rajonale e Shërbimit Veterinar për Qarkun Dibër, tha se kontrollet për këtë sëmundje janë shtuar në të gjithë qarkun dhe se në zbatim të urdhërit të ministrisë së Bujqësisë, nuk do të lejojnë shitjen e shpendëve në asnjë nga tregjet e Qarkut të Dibrës, Peshkopi, Bulqizë, Klos e Burrel. Ky vendim vlen për të gjithë banorët e këtij Qarku që kanë në shtëpitë e tyre shpend, kryesisht pula, të mos i nxjerrin në treg të gjalla. Urdhëri vjen për të parandaluar përhapjen në masë të gjerë të H5N8, por edhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Instancat përgjegjëse ju bëjnë apel banorëve që nëse konstatojnë ngordhje të shpendëve shtëpijak por edhe shtegtarë, të njoftojnë menjëherë autoritetet vendore dhe në asnjë rast të mos i prekin ato për t’i groposur pasi do të bëhet në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural.