Fshati Vojnik në Maqellarë të Dibrës po përballet me mungesën e ujit të pijshëm prej vitesh. Situata problematike nuk është vetëm për familjarët por edhe për bizneset. Banorët kanë hapur puse për të siguruar ujin, por për shumë biznese kjo është e pamundur. Karafil Beqa ka një bzines të tijin barkafe, por ujin e siguron tek familjarët që jetojnë aty rrotull. Ai shprehet se problemi i ujit të pijshëm në këtë fshat është dekada më parë, pasi edhe një rrjet ujësjellësi që është ndërtuar nuk ka funksionuar.

Fshati Vojnik ndahet nga rruga nacionalet Bulqizë – Peshkopi në afërsi të Maqellarës. Megjithëse ka burime ujore të maleve përreth, në fshatin prej më shumë se 600 banorësh mungon uji i pijshëm.