Ky është fshati Vojnik në Bashkinë e Dibrës, një ndër fshatrat me banesat më të gropuara. Por banorët e këtij fshati historikisht kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Në këtë fshat, është vetëm një çezme uji e ndërtuar para viteve 90-të, ku banorët detyrohen të rrijnë në radhë për të mbushur ujë për pirje. Por paradoksi i banorëve të Vojnikut është se e kanë një rrjet për furnizimin me ujë të pijshëm, por ai nuk funksionon. Ujësjellësi i këtij fshati është ndërtuar nga ish Komuna Maqellarë, por që banorëve ju shërbeu pak ose aspak. Banorët thonë se për ndërtimin e ujësjellësit që merrte burimet në kufi me Maqedoninë e Veriut, u shpenzuan me qindra miliona lekë, por çuditërisht ai nuk funksionoi. Shumë prej banorëve kanë hapur puese uji të cilët i përdorin për konsum, megjithëse uji i tyre është i paçerfitikuar si i pastër për tu pirë.