Kanioni i Setës ndodhet në veri-perëndim të Peshkopisë, dhe e ka marrë emrin prej lumit që buron nga liqenet e Lurës. Kanioni i Setës është pjesë e Parkut natyror kombëtar të Lurës dhe si pasojë ka shkallën e parë të mbrojtjes. Kanioni nis në grykëderdhjen e lumit Seta aty ku bashkohet me Drinin e zi dhe mbaron tek liqenet e Lurës. Kanioni në pjesën më të madhe të gjatësisë ka faqe anësore shkëmbore të thepisura deri në 200 apo 300 metra lartësi, ka 8 shpella dhe dhjetëra burime ujore.

Edhe brenda kanionit ka disa pjesë të shpallura Monument Natyre siç janë shpella dhe burimi i Saponikës dhe Gryka e ngushtë e Setës. Prej disa vitesh në shtratin e këtij lumi nisën ndërtimin 4 HEC-e, duke filluar nga Lura, dhe i fundit ky që sapo ka mbaruar SETA 4. Ambjentalisti Sazan Guri sqaron se në asnjë konventë për ujërat nuk mund ta thash plotësisht lumin duke shkatërruar ekosistemin, dhe zdukur çdo gjallesë. Pamjet tregojnë se nga burimi i Resnës diga nuk lejon të dalë asnjë pikë ujë, as për të pirë bagëtia.

Pas marrjes së gjitha burimeve pikë për pikë tani rradha i ka ardhur një tjetër burimi, atij të Saponikës. Pak javë më parë në zonë ishin një grup ekspertësh nga Ministria e Mjedisit dhe e Energjitikës por edhe pse gojarisht u kanë dhënë të drejtë banorëve , kurrë nuk doli një raport zyrtar inspektimi. Pas inspektimit në terren ekspertët u bindën semarrja e ujit shkatërron kanionin plotësisht . Drejtoresha e AKZM Adriana Petri, mundohet të mbrojë me çdo kusht hartën që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Banorët nga ana tjetër janë të vendosur ta mbrojnë me çdo kusht burimin e Saponikës.