Në Dibër procesi për numërimin e votave për këshillin Bashkiak ka nisur mesditën e sotme, kjo për shkak se në këtë bashki janë 99 qendra votimi. Ndërkohë, rezultatet e kutive të numëruara deri pasdite flasin për një epërsi të lartë të Partisë Socialiste për numrin më të madh të vendeve që do të zërë në legjislaturën e re të këshillit. 14 subjekte e koalicione dhe dy qytetar të pavarur kanë garuar për 31 vendet që ka këshilli bashkiak i Dibrës. Kryetari i KZAZ 19 në Dibër, Mirjan Kaloshi tha se i gjithë procesi i numërimit të votave qoftë për kryetarin e qoftë për këshillin ka shkuar normal dhe pa asnjë prolem.
Sakaq, në Bashkinë e Bulqizës numërimi i votave për këshillin bashkiak është drejt fundit, ku kanë mbetur edhe pak kuti pa u hapur. Edhe në këtë bashki ashtu si në të tre bashkitë e tjera të Qarkut, numrin më të madh të mandateve e merr Partia Socialiste.