Ndryshe nga tre ditë më parë, këtë të hënë në bulevardin “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë kishte më pak njerëz. Ndonëse edhe në Dibër nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me Covid-19, siduket dibranët për ndërgjegjësohen për rrezikun që ju kanoset. Ata kanë minimizuar lëvizjet në këmbë duke iu përgjigjur kështu një prej apeleve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
Ndërkohë, në rrugët e qytetit shihet të qarkullojnë një numër shumë i vogël automjetesh. Me bllokimin e transportit publik, qytetarët nuk po lëvizin masivisht as me mjetet e tyre private.
Në rrugët nacionale vijojnë të stacionuar patrulla të policisë për të monitoruar lëvizjet. Ndërkohë ende nuk ka asnjë të ndëshkuar në qarkun totë për shkeljen e aktit normative, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve.