Prodhuesit e mollës në Dibër vijojnë të përballen çdo vit me të njëjtën problematikë, atë të mungesës së një tregu për shitjen e prodhimeve të tyre. Në këto kushte, shumë nga prodhuesit zgjedhin rrugën nacionale për të tregtuar mallin. Një ndër ta është edhe Festim Tema nga fshati Dovolan. Ai shprehet se del çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në rrugë me shpresën se dikush do të ndalet e të blejë mollët që ka prodhuar në pemtarinë e tij. Për Temën, situata vjen çdo vit në përkeqësim për shkak se mungon tregu apo shteti nuk luan rolin e rregullatorit për të siguruar shitjen e prodhimeve vendase. Festim Tema shprehet gjithashtu se çdo vit një pjesë të mirë të prodhimit e hedh, pasi i mbetet pa shitur.

 Në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi janë shumë prodhues të mollës të cilët zgjedhin rrugën për të shitur prodhimet e tyre.