Luhajtjet e shpeshta të temperaturavë gjatë muajit Prill kanë sjellë pasoja të rënda në frutikulturë në Dibër. Si rezultat i rënies së ndjeshme të termometrit, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pemët e Qershisë. Fermerët thonë se qershia nuk i ka rezistuar të ftohtit të pazakonshëm për periudhën, duke bërë që të dëmtohen prodhimi thuajse në maksimum. Lahim Dyfeku nga fshati Grevë i Dibrës thotë se rreth 20 hektarë të mbjella me qershi do të jenë paprodhim këtë vit pasi u dëmtuan nga temperaturat shumë të ulta gjatë kohës kur pemët kishin çelur lule.
Por ndryshe e sheh situatën për mollën. Lahimi shprehet se molla ka mundur t’i rezistojë temperaturave për faktin se ende nuk kishte çelur lule. Në 20 hektarët e mbjella me mollë të varieteteve të ndryshme, fermeri Lahim Dyfeku pret që të marrë prodhim të kënaqshëm, tregun e të cilit e ka siguruar.
Stina e pranverës është shoqëruar me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura jo stinore, duke shkaktuar dëme kryesisht në frutikulturë.