Për të 15-tin vit radhazi në qytetin e Peshkopisë u zhvillua panairi i prodhimeve bujqësore vendase i titulluar si “Festa e të vjelave”. Gjatë këtij panairi fermerët e dibrës ekspozuan prodhimet e tyre më të zgjedhura bujqësore, blektorale, artizanale dhe gatimet tradicionale.
Gjate dites së sotme u organizuan panairi me prodhime artizanale dhe gatime tradicionale përgjatë në Bulevardin kryesorë, ekspozitë e fotografisë “Trego vendlindjen” në një nga lagjet karakteristike të qytetit, panairi I librit të botuesve Dibranë, etj.
Kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj tha se një traditë e tillë do të vijojë edhe në të ardhmen për të nxjerrë në pah vlerat e kësaj zone.
Panairi u vizitua edhe nga deputet të zonës e qindra qytetar të tjerë.