Falë bashkëpunimit të Agjensisë Rajonale të sektorit Bujqësor Dibër dhe Bashkisë Klos këtë të mërkurë u organizua një takim me specialistët e bujqësisë pranë kësaj bashkie dhe veterinerët përevidentimin e tufave të imta si në dele e në dhi, me mbi 100 krerë, për vendodhjen e tyre, numrin e krerëve të matrikulluara, gjendjen e kullotës, etj. Përgjegjësi pranë Zyrës së Bujqësisë së Qarkut Dibër, Qatip Doda tha se ky takim vjen në kuadrin e një projekt-kontrate tënënshkruar nga  Ministria e Bujqësisë me Arabinë Saudite e Turqinë për shitjen  e qingjave dhe të kecave në vitin 2020 nga fermerët e tëgjitha qarqeve të Shqipërisë. Ndaj dhe në qarkun e Dibrës po bëhetnjë inventarizim në të imtat, si në qingja dhe në keca.

Përsa i përket sasisë së subvencioneve nga ana e qeverisë për blegtorinë, Doda u shpreh se gjithmonë e kemi ngritur këtëshqetësim për fermerët e qarkut Dibër. Madje Përgjegjësi pranëZyrës së Bujqësisë së Qarkut Dibër, tha se ishte i vetëdijshmë se subvencioni me njëmijë lekë për tufën mbi 100 krerë, është e pamjaftueshme për mbështetjen ndaj fermerëve.

Në fund të këtij prononcimi Doda tha se faza e inventarizimit të tëimtave nëpër qarqe është faza e parë e këtij projekti, e më pas fermeri është i lirë të vendosë për shitjen ose jo të të imtave qëmbarështon për mish për tregjet e Arabisë Saudite dhe të Turqisë.