Mjetet e transportit të inerteve po kthehen në burim aksidentesh në rrugët nacionale pasi nuk sigurohen mirë teksa qarkullojnë në akset kombëtare. Një sasi e madhe zhavori është derdhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi në vendin e quajtur “Grezhdan”. Prania e zhavorit mbi asfalt është kthyer në burim aksidenti për të gjitha mjetet që lëviznin në drejtim të Peshkopisë, pasi përballeshin me zhavorin sapo të kalonin një kthesë. Për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm, ka qenë një banorë i zonës i cili ka marrë lopatën dhe ka nisur pastrimin e aksit nga zhavori i rënë i cili po rrezikonte të krijonte aksidente.

  Mjetet e transporit të materialeve të tilla janë problem i shtuar i qarkullimit në vendin tonë, pasi shumë pak drejtues të tyre bëjnë mbulimin e materialit me rrjetë apo që të sigurojnë mirë ngarkesën.