Ismail Biçi, është një ish-minator tashmë në pension, banor i fshatit Majtarë e Poshtme,Njësia Maqellarë, në Bashkinë Dibër, që e sheh në këto ditë të nxehta vere buzë rrugës së Arbrit, duke shitur prodhime bujqësore e bimë medicionale, pasi thotë se nuk i del pensionin që merr. Ai thotë se mban mbi supe 40 vite punë por pensioni nuk i del vetëm për medikamente. Në këto kushte thotë Biçi jam i detyruar të merrem me bujqësi edhe në pleqëri, për t’i ndihmuar pensionit për mbijetesë.

Sikur, unë thotë pensionisti Ismail Biçi, janë dhe mjaft bashkëmoshatarë të tjerë, që për shkak të pensionit të ulët, nuk kanë mundësi të shkojnë në plazhe, por detyrohen të punojnë për të përballuar jetesën.