Hajri Doku banor i fshatit Luzni në Dibër ka denoncuar përjashtimin e vajzave të tij nga konvikti i shkollave të Peshkopisë. Sipas tij, përjashtimi i vajzave është bërë në mënyrë të padrejtë, duke i nxjerr ato me Covid-19. Por Doku thotë se kjo nuk është arsyeja që i kanë përjashtuar përgjithmonë nga aty, duke e konsideruar atë si politike. Hajri Doku kërkon rikthimin e vajzave në konvikt pasi fshatin e kanë larg.
E kontaktuar nga ana jonë, Drejtoresha e Konviktit të shkollave të Peshkopisë tha se veç shkakut të prekjes nga Covid-19, vajzat kanë marrë disa herë paralajmërim për përjashtim nga konvikti për thyerje të rregullave disiplinore.