Një gabim i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër i ka kushtuar rëndë 2 vjet më parë familjes Gazidedja. E zonja e kësaj familjeje, Tefta thotë se gabimi i bërë nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër, ka bërë që të arrestohet bashkëshorti i saj.
Në fakt historia është e veçantë pasi Tefta thotë se hipoteka ka vendosur në pronësi dy objekte për dy vëllezër, por jo siç ata jetojnë. Banesën e kunatit të saj e ka vendosur në emër të burrit të Teftës, ndërsa banesën e saj në emër të kunatit. Pikërisht kjo ka bërë që Tefta t’i drejtohet çdo instance e deri tek kryeministri por nuk ka gjetur zgjdhje.
Tefta kërkon që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër të rregullojë gabimin e bërë prej saj dy vjet më parë, pasi familjen e ka në qiell të hapur sepse banesa e vjetër është e pabanueshme.