Spitali Rajonal i Peshkopisë po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve të prekur nga virozat stinore. Grupmosha më e prekur që kërkojnë ndihmën mjekësore janë fëmijët. Mjeku Pediatër Filip Cfarku tha se numri i vizitave në ditë arrin deri në 100, duke e bërë situatën në prag të një epidemie. Sipas mjekut Cfarku fëmijët vijnë me komplikacione të rënda, kryesisht me temperaturë të lartë që zgjat deri në 4 apo pesë dit.

Pavarësisht fluksit të madh në rritje të të prekurve nga virozat stinore, për Drejtorin e Spitalit Rajonal të Peshkopisë, Artan Bitri, institucioni që ai drejt i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i trajtuar rastet aty, pa patur nevojën t’i nisin drejt Tiranës. Bitri tha gjithashtu se gjatë këtyre ditëve, spitalit i janë shtuar edhe 19 mjek specialist të cilët mungonin prej vitesh.

Situatë e ngjashme nga virozat stinore është edhe në spitaleët bashkiake të Matit dhe Bulqizës.