Myftinia Dibër vendosi këtë herë që besimtarët myslimanë dita e parë të festës së Fiter Bajramit ta zhvillonin në formën e një manifestimi qendror në stadiumin “Korabi” të qytetit të Peshkopisë. Namazi i Fiter Bajramit nisi faljen në ora 06:55. Të shumë ishin besimtarët e pranishëm, që pas një muaji agjërim, kryen ritin e faljes.

Në fjalën e tij Myftiu i Dibrës, Muiz Kurtulla, tha mes të tjerash se “Nuk ka begati pa sakrifica ndaj “Nxitoni në punë të mira!”, siç na porosit edhe Profeti Muhamed”: 

Myftinia Dibër, Xhamia Peshkopi, të gjithë besimtarëve ua uron festën e Fiter – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë agjërimin, lutjet e ibadetet e besimtarëve myslimanë. Me fat festa e Fiter Bajramit!