Fermerët e Dibrës thonë se nuk do të mund të marrin prodhim nga bujqësia këtë vit. Shkak sipas tyre janë bërë shirat e vazhdueshëm të cilët kanë sjellë pasoja të rënda në çdo sektor të bujqësisë. Sikur të mos mjaftonte dëmi që është shkaktuar tek pemët frutore, fermerët thonë se dëme ka edhe në sektor të tjerë si në perime apo grunoret. Sipas tyre, ata nuk presin të nxjerrin as kostot e mbjelljes apo shërbimeve të tjera që kanë bërë në sektorin e bujqësisë prej disa muajsh.

  Nga ana tjetër, fermerët shpresojnë në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe rritjen e temperaturave, në të kundërt thonë ata, edhe barërat do të kalben pa arritur që t’i korrin si ushqim për bagëtinë.