Sot është dita kur të gjithë besimtarët u drejtohen xhamive, ku luten për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë. Kjo është dita ku të gjithë njerëzit lënë pas ndasitë dhe bashkohen të gjithë bashkë për t’ju lutur Zotit, ashtu duhet të jemi edhe në përditshmërinë tonë. Qindra besimtarë dibranë shfrytëzuan fushën e stadiumit “Korabi” në qytetin e Peshkopisë për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit. Në botë ka plot vende që nuk e kanë të mundur që të festojnë Kurban Bajramin për shkak të luftërave, ka plot vende që e kanë të pa mundur për shkak të varfërisë. Në fjalën e tij Myftiu i Dibrës Muiz Kurtulla, dha mesazhe paqeje dhe bashkimi.
Pas faljes së namazit, besimtarët me mundësi ekonomike bënë Kurban kafshë, duke dhuruar mishin e tyre për familje në nevojë.