Besimtarët myslimanë në Dibër i janë drejtuar disa objekteve për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit. Megjithëse të shumtë në numër, dhe në pamundësi për ta falur në stadium siç bëjnë gjithmonë nga kushtet e motit, ato sot mbushën 3 xhamitë e qytetit dhe pallatin e sportit. Myftiu i Dibrës Mois Kurtulla dha mesazhe paqje, e shprese duke uruar që kjo pandemi që ka izoluar botën të kalojë sa më shpejt dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit.
Pas kryerjes së ritit të faljes, besimtarët uruan njëri – tjetrin për më shumë begati e harmoni mes tyre, në shoqëri e kudo.