Ndonëse është shpallur me vendim qeverie si fshat turistik, mes 100 fshatrave në të gjithë vendin, fshati Rabdisht në Njësinë Administrative Melan në Bashkinë Dibër prej 30 vitesh vuan nga infrastruktura rrugore. Banorët nuk kanë pritur më që pushteti vendor apo qeveria të ndërhyjë në rrugën e fshatit të tyre, por janë bërë bashkë dhe me kazma e lopata i janë përveshur punës për të rregulluar rrugën e tyre. Banorët e indinjuar me drejtuesit e Bashkisë të cilët sipas tyre nuk kanë bërë asgjë për ta. Ata nuk kanë kërkuar mrekulli, por vetëm rrugën e makinës pasi tokën e punojnë vetë, e nuk kërkojnë bukë. Gjithashtu banorët shprehen se më mirë të kalojnë me Maqedoninë e Veriut, pasi atje punojnë e sigurojnë të ardhura ekonomike për familjet e tyre.

Banorët e Rabdishtit kërcënojnë se nuk do të lejojnë asnjë kandidat të shkojë për fushatë në fshatin e tyre, pasi vetëm do të bëjnë premtime dhe nuk do të duken më aty.

Fshati Rabdisht është një ndër fshatrat me resurset më të mëdha turistike në Dibër, por investimet në të kanë munguar prej 30 vitesh.